(Dokument) Nis procedura për shkarkimin e drejtorit të SH.M.T Presheva, mbledhja u përcoll me tensione e kërcënime

(Dokument) Nis procedura për shkarkimin e drejtorit të SH.M.T Presheva, mbledhja u përcoll me tensione e kërcënime

Mes tensioneve e kërcënimeve ka kaluar sot mbledhja e këshillit të shkollës së mesme teknike ”Presheva” në Preshevë. Anëtarët e këshillit u kërcënuan e u  tentua të manipulohen  që kjo mbledhje të mos mbahej fare.

Sot në SH.M.T Presheva ishte paraparë mbledhja e këshillit të shkollës me fillim prej ora 10:00. Por mbledhja nuk filloi në orën e paraparë, pasi drejtori Islam Jusufi pretendonte se 4 anëtarët e këshillit nuk ishin valid, edhe pse ata posedonin dokumentacionin e lëshuar nga sekretari i kuvendit komunal me të cilin vërtetohej se ata akoma janë anëtarë të këshillit. Situata u tensionua në momentin kur drejtori Jusufi kishte ftuar policinë pas asnjë arsye, por me tendencën e  frikësimit dhe kërcënimit ndaj  anëtarëve të këshillit të shkollës . Edhe policia konstatoj se anëtarët e këshillit ishin valid duke vazhduar më pas me mbajtjen e rregullit dhe qetësisë.

Anëtarët e këshillit pavarësisht kërcënimeve treguan maturi duke e shtyrë mbledhjen për në ora 12, edhe pse kërcënimet prapë vazhdonin që mbledhja të mos mbahej në objektin  e shkollës.

Në  ndërkohë mbledhja u zhvendos në zyrën e sekretarit. Në këtë mbledhje në rend dite ishte propozuar shkarkimi i kryetarit të këshillit të shkollës Selami Mustafa dhe pika e dytë emërimi i kryetarit të këshillit të shkollës, ku ishte propozuar Ismet Kadriu.

Në këtë mbledhje gjashtë anëtarët  e këshillit të shkollë në mënyrë unanime votuan për shkarkimin e kryetarit të shkollës Selami Mustafa dhe emërimin e Ismet Kadriu.

Pas këtij momenti kryetari i sapo zgjedhur Ismet Kadriu ka proceduar me mbledhjen duke propozuar shkarkimin e drejtorit Islam Jusufi, për arsye të bllokimit të punës të këshillit të shkollës, kërcënime verbale, mos lejimin e mbledhjes në hapësirat e shkollës, thirrjen e policisë pa asnjë arsye, shkaqe këto që detyruan anëtarët e shkollës që mbledhjen ta mbajnë në zyrën e sekretarit. Në fund u konstatua që mbledhja e radhës të mbahet kur të krijohen kushtet.

Nënshkrues të dokumentit ishin:

  1. Ismet Kadriu
  2. Burim Imeri
  3. Esat Rahimi
  4. Ekrem Arifi
  5. Bashkim Ameti dhe
  6. Lavdrim Nuhiu

Në fund u konstatua se mbledhja e radhës do të mbahet kur të krijohen kushtet normale.

 

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*