Drejtori i qendrës për punë sociale Liridon Latifi takohen me zv. Ministrin e Punës dhe Politikës Sociale të Republikës së Maqedonisë z. Elmi Aziri

Drejtori i qendrës për punë sociale Liridon Latifi takohen me zv. Ministrin e Punës dhe Politikës Sociale të Republikës së Maqedonisë z. Elmi Aziri

Drejtori i Qendrës per Pune Sociale z. Liridon Latifi ka zhvilluar një takim pune me zv. Ministrin e Punës dhe Politikës Sociale të Republikës së Maqedonisë z. Elmi Aziri, në ambientin e kësaj ministrie.

Gajtë këtij takimi është biseduar për përvojat dhe elementet e bashkërendimit të Qendrës Sociale në Preshevë  me atë të Maqedonisë.

Pjesë e rëndësishme e takimit ishin edhe disa pika të tjera ku rol të veçantë u dha projekteve të financuara nga IPA fondet.

Në këtë kontekst, z. Latifi theksoi edhe nevojën e koordinimin në bashkëpunimin e mëtutjeshëm në krizën e emigrantëve, gjë që Komuna e Preshevës është një stacion kyç për këtë krizë.
Po ashtu në këtë takim u përfshin edhe disa tema tjera që kanë të bëjnë me nevojat dhe përvojat e kësaj Qendre, ku zv. ministri Aziri shprehi gatishmëri në bashkëpunim substancial. Ky është takimi i parë i një drejtori në Preshevë me një nga krerët qeveritarë shqiptarë në Maqedoni.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*