Edhe Zhunica pjesë e reformës, Hevzi Ramadani jep dorëheqje nga strukturat e PDSH-së

Edhe Zhunica pjesë e reformës, Hevzi Ramadani jep dorëheqje nga strukturat e PDSH-së

Kryetari nëndegës së PDSH-së në fshatin Zhunicë të komunës së Preshevës, Hevzi Ramdani ka dhënë dorëheqje nga strukturat e kësaj partie.Ai përmes një shkrimi dërguar redaksisë sonë ka arsyetuar vendimin e tij lidhur me zgjedhjet që duhet të bëhen brenda parties dhe kështu ka kërkuar reforma partiake.

Hevzi Ramadani: Paraqesë DORËHEQJE para juve si kryetarë i nëndegës së Partisë Demokratike Shqiptare në Zhunicë.

Të nderuar anëtarë të kryesisë së nëndegës të PDSH-së në Zhunicë,

Të nderuar delegatë të kuvendit të VI zgjedhor të nëndegës të PDSH-së në Zhunicë,

Simpatizues dhe ju aktivistë të palodhshëm të kësaj nëndege

Duke parë ngjarjet pas zgjedhore të 24 Prillit 2016 të zhvilluara brenda subjektit tonë politikë Partisë Demokratike Shqiptare;

Duke parë rrugën e cila sipas mendimit tim është rrugë pa dalje në të cilën ka hyrë PDSH para dhe pas kuvendit zgjedhor të Dhjetorit 2016;

Duke parë luftën që është bërë brenda subjektit për interesa grupore dhe diferencimet politike të bëra në muajin Mars 2017, ku nga subjekti u përjashtuan ata që ndihmuan në ngritjen e PDSH-së vetëm pse kanë një mendim ndryshe;

Duke parë përçarjet politike që kanë ndodhur në kryesinë e nëndegës dhe elektoratin e PDSH-së në Zhunicë;

Paraqesë DORËHEQJE para juve si kryetarë i nëndegës së Partisë Demokratike Shqiptare në Zhunicë.

Arsyetimin e dorëheqjes, pikave të lartëshënuara dhe të shkaqeve që vin deri te ky vendim do ta paraqesë më poshtë:

Në zgjedhjet e 24 Prillit 2016 PDSH ishte vetëm fituese morale e tyre mirpo realishtë ishte humbëse e zgjedhjeve për arsye se subjekti jonë politikë humbi 1.088 vota nga qytetarët. Por para se gjithash humbi rininë. Për këtë rezultatë të zgjedhjeve opinioni dhe votuesit tanë nuk janë të informuar se është bërë një analizë e brendshme dhe cilat janë shkaqet për këtë rënie duke mos anashkaluar përgjegjësinë për të marrë secili mbi vete.

Në Kuvendin e VI zgjedhor PDSH doli me organe të reja drejtuese dhe humbi 70% të këshilltarëve të saj për shkak të ecurisë së procesit zgjedhor që ndodhën gjatë zgjedhjeve në 24 nëndegët e PDSH-së në komunën e Preshevës. Në organet e reja të PDSH-së të dalura nga Kuvendi i VI zgjedhor, shihet një numër i madhë i atyre që deri dje e kanë luftuar PDSH-në, kanë punuar me vite kundër PDSH-së nëpërmjet subjekteve tjera politike. Për të mos hyrë me emra tash në kryesinë e PDSH-së vendimet i marrin njerëz të ardhur nga PVD dhe UDSH, e ato vendime duhet ti “përbijë pa dashje, por të imponuara” elektorati, aktivistët dhe simaptizuesit e PDSH-së. Kam pritur se nga zgjedhjet brendapartiake PDSH do të bëjë REFORMA rrënjësore duke i dhënë hapsirë në udhëheqje rinis dhe me këtë rast të kthejë rinin që e humbi në zgjedhjet e 24 Prillit 2016. Por REFORMA ndodhi ndryshe, aty u radhitën lartë në hierarki njerëz të partive tjera që asnjëherë se kanë ndier veten PDSH dhe nuk besoj se edhe sot e ndiejnë veten PDSH. Nga ta dimë ne se me çfarë qëllimi kanë ardhur dhe janë bashkëudhëheqës të PDSH-së njërez të importuar nga subjektet tjera. Mua më lind dyshimi se kanë ardhur për të përçarë dhe shkatërruar PDSH-në, të cilën edhe po e realizojnë.

Këtë e them sepse me vendim të kryesisë së PDSH-së janë diferencuar politikishtë 10 nga 14 këshilltarët e PDSH-së pse nuk e njohin këtë kryesi dhe vendimet e kësaj kryesie. Të rikujtoj se të përjashtuarit nga PDSH janë ata të cilët e ndihmuan PDSH-në në këto 12 vite të udhëheqë me pushtetin lokal në Preshevë deri në Prillin e vitit të kaluar, janë po ata të njejtit që përsëri punuan dhe e rikthyen PDSH-në në pushtet më 10 Mars 2017.

Andaj, duke u mbështetë në ato të cekura më lartë, të nderuar anëtarë të kryesisë së nëndegës së PDSH-së në Zhunicë, unë si kryetarë i nëndegës nuk mund të udhëheqë me këtë nëndegë dhe të jem pjesë e saj duke parë se subjekti jonë politikë i cili është ngritur me mundin e të gjithëve po e shkatrrojmë vet ne. Për dështim duhet të jepet përgjegjësi, unë nuk jam i gatshëm që në zgjedhjet e ardhshme të jap përgjegjësi, sepse kam vendosur që mos të jem pjesë e këtij dështimi. Ndjej përgjegjësi t’ju falenderohem për besimin që ma keni dhënë që së bashku ta ngrisim edhe më lartë PDSH-në në nëndegën tonë, por proceset dhe rruga e zgjedhur nuk mendoj se do t’na lejojn ta realizojmë.

Partisë Demokratike Shqiptare i duhen REFORMA dhe RERFORMA erdhi.

Në të mir të partisë kërkoj nga të gjitha strukturat e saja që e ndien veten PDSH të reflektojnë të gjithë. Të reflektojnë që PDSH të jetë aty ku e ka vendin.

Me rrespektë,

Në Zhunicë, 12.09.2017

Kryetari nëndegës së PDSH-së

Hevzi Ramadani

Tags: PDSH, Reforma

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*