Gol i mrekullueshëm i Lenjanit në Zvicër, më i miri i javës (Video)

Gol i mrekullueshëm i Lenjanit në Zvicër, më i miri i javës (Video)

Sioni është rikthyer tek fitorja pas katër ndeshjeve në elitën e futbollit zviceran.
Skuadra e drejtuar nga Paolo Tramezzani ka triumfuar në udhëtim tek Lugano me rezultat 1-2.

Ishte pikërisht mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Ermir Lenjani që i siguroi tri pikët Sionit.

Gjilanasi pranoi një top nga Burim Kukeli dhe depërtoi bukur përballë lojtarëve kundërshtarë duke lëshuar një goditje të fortë për 0-2.

Goli i Lenjanit u realizua në minutën e 74-të të ndeshjes, ndërsa ky ishte i pari për lojtarin me fanellën e Sionit në Superligë.

Kujtojmë që Lenjani iu bashkua skuadrës zvicerane gjatë këtij afati kalimtar të verës pas një periudhe të kaluar në Francë me skuadrat Rennes dhe Nantes.

Pas kësaj fitore, Sion është ngjitur në pozitën e pestë në tabelë me 11 pikë të grumbulluara.
Te Sioni në këtë ndeshje u paraqitën edhe dy futbollistët tjerë shqiptarë, Burim Kukeli dhe Pajtim Kasami që qëndruan në fushë gjatë 90 minutave.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*