Hakmerret Barca, nënshtron Juven në Camp Nou (Video)

Hakmerret Barca, nënshtron Juven në Camp Nou (Video)

Barcelona është treguar skuadër tepër e fortë për Juventusin në ndeshjen e parë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve që u zhvillua të martën mbrëma në Camp Nou.

Katalunasit fituan me rezultat 3-0 përballë finalistit nga edicioni i kaluar në garën më të madhe evropiane për klube.

Në fund të pjesës së parë u thye mbrojtja e Bianconerëve dhe Blaugranët kanë kaluar në epërsi. I gjithë aksioni u ndërtua nga lojtari më i mirë i katalunasve, Lionel Messi.

Leo Messi e zhbllokoi rezultatin (Twitter)

Argjentinasi kombinoi me Luis Suarez dhe e çoi topin nën këmbët e Medhi Benatias që në fund u ndal në rrjetën e Gigi Buffon (45′). Me epërsi prej një goli, Barcelona shkoi në pushim.

Vendasit luajtën shumë më mirë në gjysmën e dytë, në të cilën arritën t’i shënojnë dy gola. Messi vazhdoi të ishte lojtari kryesor në këtë takim, pasi nga një tjetër aksion i tij u shënua edhe goli i dytë. Golashënues ishte Ivan Rakitic, i cili e priti një top të kthyer për të realizuar (56’).

Rakitic shënoi golin e dytë (Twitter)

SuperLeo Messi vazhdoi të ishte rreziku kryesor kundrejt portës së Gigi Buffon, të cilin e ndëshkoi sërish. Argjentinasi pranoi një top nga Andres Iniesta, krijoi hapësirë dhe goditi për të realizuar një gol të bukur që ishte goli i dytë personal në këtë takim.

Në këtë mënyrë, Barcelona arkëtoi pikë të plota në xhiron e parë të fazës grupore, ndërsa Juventusi do t’i kërkojë pikët e para në ndeshjet e radhës.

Dy gola për Messin në këtë takim (Twitter)

Në ndeshjen e tjetër të Grupit D, Olympiacosi i Besnik Hasit ka pësuar me rezultat 0-3 para tifozëve të vet nga Sporting CP.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*