Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq emëron Shqiprim Arifin kryetar të organit të përkohshëm të Preshevës

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq emëron Shqiprim Arifin kryetar të organit të përkohshëm të Preshevës

Qeveria serbe ka marrë vendim për emërimin e organit të përkohshëm në Komunën e Preshevës pas humbjes së shumicës nga pushteti lokal në Preshevë. Për kryetar të këti organi Kryetarja e qeveris së Serbisë Ana Brnabiç ka emëruar Kryetarin e APN-së Shqiprim Arifin, kurse për anëtar ka emëruar Armend Aliun gjithashtu nga APN, Branko Trajkoviç nga SNS, Ardita Sinani nga PVD dhe Ragmi Mustafa nga PDSH. Më herët pritshmërit kanë qenë që Qeveria serbe të emëroj Ardita Sinanin për kryetare pasi që ishte praktik në shumë komuna tjera të Serbisë që kryetari aktual të emërohet për kryetar të organit të përkohshëm. Ndërsa në PDSH kanë qenë të bindur se Ragmi Mustafa do të emërohet për kryetar pasi që në zgjedhjet e fundit kjo parti arriti të fitojë numër më të madh të këshilltarëve. Mirëpo qeveria e Serbisë u përcaktua që këtë organ të përkohshëm ta udhëheq Shqiprim Arifi i APN-së.
Për portalin rtvpresheva.com u prononcuan dy zyrtar të lartë të PVD-së dhe PDSH-së të cilët këtë veprim të Qeveris së Serbisë e quajtën skandaloz. Përfaqsuesi i PVD-së theksoi se për nesër është ftuar mbledhje urgjente e Kryesis së përgjithshme dhe Kryesis së degës ku do të ndërmirren hapa konkret si përgjigje ndaj këti skandali qeveritar, deklaroi përfaqsuesi i PVD-së në kushte anonimiteti. Ai bëri të ditur se do të shqyrtohet tërheqja e deputetit popullor nga radhët e PVD-së, bojkoti i organit të përkohshëm si dhe hapa radikal në qasjen e mëtutjeshme të kësaj partie ndaj Qeveris serbe.
Edhe përfaqsuesi i PDSH-së (emri i njohur për redaksin) vendimin e Qeveris së Serbisë e quajti skandaloz dhe deklaroi se për PDSH-në nuk ka vend në këtë organ dhe se është e sigurt që PDSH do ta bojkotoj punën e këti organi.
Ky është skandal i madh ku qeveria serbe nuk e merr parasysh partin me më së shumti mandate në kuvend, apo nuk e merr parasysh së paku emërimin e kryetares aktuale siç ka vepruar në qytetet tjera, deklaroi zyrtari i PDSH-së. Edhe organet e PDSH pritet të mblidhen urgjentisht dhe të sjellin vendime për veprimet e mëtutjeshme. Qëndrime të ngjajshme priten edhe nga BDL dhe UDSH.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*