Lil Wayne dërgohet me urgjencë në spital pas një sulmi epileptik

Lil Wayne dërgohet me urgjencë në spital pas një sulmi epileptik

Lil Wayne të dielën është hospitalizuar, pasi për shkak të një sulmi epileptik është gjetur pa vetëdije në dhomën e një hoteli në Chicago.

Përfaqësuesit e reperit kanë njoftuar se ai ka përjetuar edhe një tjetër sulm në spital.

Para një viti 34-vjeçari u dërgua në spital për arsye të ngjashme, ndërsa para katër vitesh kishte qëndruar për katër ditë në një spital në Los Angeles dhe asokohe u njoftua edhe publikisht se vuan nga epilepsia.

Për më shumë, reperi është i prirë për sulme të shpeshta epileptike, mirëpo përpiqet ta kontrollojë gjendjen përmes terapisë.

Ndryshe, Lil Wayne e filloi karrierën muzikore që nga mosha nëntëvjeçare dhe u bë muzikanti më i ri që ka nënshkruar për Cash Money Records.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*