Milani vazhdon mbretërimin në Ligën e Evropës (Video)

Milani vazhdon mbretërimin në Ligën e Evropës (Video)

Milani ka vazhduar me fitore edhe pas ndeshjes së dytë të grupeve të Ligës së Evropës, pasi ka mposhtur kroatët e Rijekas me rezultat 3-2.

Skuadra e Vincenzo Montellas po tregon tjetër fytyrë në garat evropiane për dallim nga ajo në Serie A, ku po ka formë të luhatshme.

Pas fitores së parë ndaj Austria Viennas me rezultat 5-1, ka ardhur edhe fitorja e dytë në grupe, kësaj radhe ndaj Rijekas, të cilët i dominuan gjatë gjithë takimit, por në fund rrezikuan fitoren.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 14 të takimit, kur sulmuesi i talentuar portugez, Andre Silva shënoi një gol të bukur pas asistimit të Fabio Borinit dhe me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Festa e Silvas pas golit të shënuar

Edhe në pjesën e dytë vazhdoi dominimi i Rossonerëve, të cilët sulmonin me të gjitha forcat për të gjetur golin e qetësisë.

Atë e gjetën shpejt, pasi mbrojtësi Mateo Musacchio shënoi nga afërsia në minutën e 53 për 2-1 pas asistimit të Leonardo Bonuccit.

Musacchio ishte shënues i golit të dytë të Rossonerëve

Pas këtij goli, Milani humbi i gjithi në fushë, duke pranuar dy gola në fund, ku i pari erdhi në minutën e 85-të nga Boadu Maxwell Acosty, i cili shënoi për 2-1, ndërsa një minutë para fundit ishte Josip Elez që barazoi për 2-2.

Megjithatë, sulmuesi i ri Patrik Cutrone arriti t’i kthej në lojë pasi shënoi golin e fitores në minutën e katërt të lojës shtesë për rezultatin përfundimtar 3-2.

Me këtë fitore, gjiganti italian kryeson grupin B me gjashtë pikë dhe ndeshjen e radhës e luan në shtëpi ndaj AEK-ut, ndërsa Rijeka renditet në vendin e katërt me zero pikë dhe luan në udhëtim te Austria Vienna.

 

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*