Pas mbledhjes së jashtëzakonshme të kryesisë, PVD delë me komunikatë

Pas mbledhjes së jashtëzakonshme të kryesisë, PVD delë me komunikatë

Partia për veprim Demokratik për mes një komunikate për media ka bërë të ditur se pas vendimit mbi organin ri të komunës së Preshevës, do të bojkotojë këtë organ por dhe do të ngrijë deputetin popullorë në parlamentin e Serbisë , në shenjë revolte për vendimin skandaloz të kryeministres Ana Brnabic.

Informatë për opinion nga mledhja e kryesisë së përgjithshme së PVD-së

Situata aktuale në Preshevë pas vendimit të Qeverisë së Serbisë për formimin e Organit të përkohshëm, vendim ky i aprovuar me shkelje drastike ligjore, ishte tema e mbledhjes së Kryesisë të PVD-së të mbajtuar sot, me datë 16 Shtator.
Veprimi i fundit i Qeverisë së Serbisë, me vendimin e aprovuar për masat e përkoshme në Preshevë, vërtëton edhe njëherë logjikën e mbrapshtë dhe diskriminuese të autoriteteve serbe në drejtim të shqiptarëve. Kjo flet qartë se Qeveria e Serbisë në relacion me shqiptarët në vend të një politike demokratike proeuropiane preferon partneritete klienteliste.
Duke e cilësuar këtë vendim si tendecioz, manipulativ dhe antiligjorë e diskriminues ndaj të drejtave të shqiptarëve, meqë nuk është respektuar as fuqia politike e subjekteve përbërëse të Kuvendit të shpartalluar e as praktika ekzistuese nëpër komunat e tjera të Serbisë ku është respektuar kontinuiteti i kryetarëve të komunave edhe në organin e përkohshëm, PVD do të ndërmarrë veprimet e veta konkrete politike.
U vlerësua që do të ishte kontraproduktive që në këto kushte diskriminuese të merrë pjesë në organin e përkohshëm kryetarja e deritanishme e komunës.
PVD, menjëherë pas marrjes zyrtare të Vendimit, të njëjtin do ta kontestojë me padi në Gjykatën Administrative. Ndërkohë që në ditët në vijim, PVD, do të shqyrtojë mundësinë e ngrirjes së mandatit të deputeti popullor në Parlament.
Për këtë vendim antiligjor dhe manipulues, me të cilin cënohen interesat e shqiptarëve në Preshevë, PVD do të informojë misionet diplomatike në Beograd.
PVD, poashtu, cilëson si të rrezikshme provokimet e situatës në Bujanoc me iniciativa për themelimin e pushtetit paralel të cilave po i prinë deputeti i partisë së Presidentit të shtetit.
Preshevë,
16 Shtator 2017
Këshilli për informim i PVD-së

Tags: PVD

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*