PVD, këshilli i dhunshëm i imponuar nga Beogradi, parasheh edhe protesta gjithëpopullore

PVD, këshilli i dhunshëm i imponuar nga Beogradi, parasheh edhe protesta gjithëpopullore

Partia për Veprim demokratik në konferencën e sotme për media ka dalë me qëndrime konkrete për situatën e krijuar në komunën e Preshevës pas emërimit të këshillit të dhunshëm në pushtetin lokal. PVD do ta bojkotojnë këshillin e dhunshëm duke konsideruar se është i imponuar nga Qeveria në Beograd.  Kreu i PVD Riza Halimi gjithashtu ka potencuar se partitë politike shqiptare do të jenë unike në veprimet e tyre politike në mënyrë që në këtë situatë të rëndë të mbrohen interesat vitale shqiptare, pasi kurrë më të rrezikuara se sot nuk kanë qenë sidomos me vendimin e fundit diskriminues të  Qeverisë së Serbisë.

Partia për Veprim demokratik në konferencën e sotme për media ka dalë me qëndrime konkrete për situatën e krijuar në komunën e Preshevës, pas emërimit të këshillit të dhunshëm në pushtetin lokal. Kryetari i PVD Riza Halimi ka theksuar se do ta bojkotojnë këshillin e dhunshëm, duke konsideruar se është i imponuar nga Qeveria në Beograd.

Halimimi gjithashtu ka potencuar se partitë politike shqiptare do të jenë unike në veprimet e tyre politike, në mënyrë që në këtë situatë të rëndë të mbrohen interesat vitale të shqiptarëve pasi kurrë më të rrezikuara se sot nuk kanë qenë, sidomos me vendimin e fundit diskriminues të  Qeverisë së Serbisë.Ndërsa kryetarja Ardita Sinani ka thënë se organi i dhunshëm është vendosur në harmoni me qeverinë në Beograd dhe instrumentet që veprojnë për të në Preshevë, duke bërë me dije se ky reflektim  është vërejtur edhe në aktivitetin e kryetares kur duhej të nënshkruheshin investimet kapitale që po kjo qeveri vet i ka miratuar.

Ndërkaq kryetari i degës së PVD në Bujanoc Shaip Kamberi njëherit edhe kryetar i Komunës, ka thënë se situata e krijuar në Preshevë duhet të dërgoj sinjale alarmuese tek faktori ndërkombëtar, Prishtina e Tirana zyrtare që të kërkojnë mbrojtje të ligjshmërisë nga qeveria e Serbisë, e cila më tepër i ka dhënë përparësi lidhjes nga Surdulica se sa vet ligjeve të miratuara nga shteti.

PVD nga konferenca e sotme ka bërë me dije se do të përcjell me vëmendje situatën në komunë të Preshevës, duke mos lejuar që komuna të shndërrohet në vegël të qeverisë. Ata nuk kanë përjashtuar edhe  mundësinë e protestave gjithë popullore me qëllim që të mos cenohet identiteti shqiptar në Luginë të Preshevës.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*