Rashica i lumtur me golin dhe fitoren ndaj Ajaxit (Foto)

Rashica i lumtur me golin dhe fitoren ndaj Ajaxit (Foto)

Milot Rashica është shprehur pas fitores së madhe te Vitesses në udhëtim te Ajaxi në kuadër të kampionatit holandez, Eredivisie.

Vitesse e sulmuesit të Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, ka marr një fitore të madhe sot (e diel).

Klubi verdhezi ka fituar në udhëtim te skuadra më e madhe holandeze, Ajaxi, me rezultat 2-1.

Në këtë ndeshje gol shënoi edhe Rashica, i cili pas një depërtimi të mirë, dribloi një mbrojtës të Ajaxit dhe shënoi për epërsinë 2-0.

Rashica pas ndeshjes ka shfrytëzuar rrjetin social Facebook për të shprehur lumturinë për golin dhe për këtë fitore.

“Fitore e madhe në udhëtim te Ajaxi! I lumtur gjithashtu për golin”, ka shkruar Rashica në Facebook.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*