REAGIM – BIPBM KBI Bujanoc

REAGIM – BIPBM KBI Bujanoc

R E A G I M

 

Komisioni i lëndës të mësimit fetar Islam për shkollat shqipe në Luginë të Preshervës reagon ashpër ndaj manipulimeve të Fikret Limanit nëpër shkollat shqipe në Luginë rreth pranimit të mësimdhënësve të mësimit fetar Islam. Komisioni i lëndës të mësimit fetar Islam për shkollat shqipe në Luginë të Preshereës  ka mbajtur mledhje urgjente në të cilën kanë marrë pjesë edhe kryetari i KBI-së në Bujanoc Bejtullah Bejtullahu dhe kryetari  i KBI-së në Presehvë Granit Kamberi,  me çrast janë dënuar veprimet  dhe manipulimet  e Bashkësisë Islame në Serbi përmes përfaqësuesit të tyre për Luginë të Preshevës  Fikret Limani.Komisioni i lëndës të mësimit fetar Islam për shkollat shqipe në Luginë të Preshervës  kërkon nga Fikret Limani që të tërhiqet nga këto akte të pahijshme në shkollat shqipe në Luginë. Gjithashtu  Komisioni i lëndës të mësimit fetar Islam për shkollat shqipe në Luginë të Preshevës  kërkon nga drejtorat e shkollave shqipe që të kenë kujdesë dhe të mos bien  prehë e manipulimeve të Fikret Limanit. Pasi që profesorët janë të përcaktuar dhe të përzgjedhur nga ky komision i cili është përgjegjës për emërimin e mësimdhënësve të mësimit fetar Islam në Luginë.

Bujanoc:                                                                                                                             Komisioni për mësim fetar Islam

Më 04.09.2017

Tags: BIPMB, Bujanoc, KBI

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*