Rita Ora, një natë plot kënaqësi me Neymarin dhe Hamiltonin në Londër (Foto)

Rita Ora, një natë plot kënaqësi me Neymarin dhe Hamiltonin në Londër (Foto)

Superylli shqiptar, Rita Ora, ka kaluar një mbrëmje mjaft të mirë me yjet e sportit botëror.

Ishte Leëis Hamilton ai që triumfoi së fundmi në garën e Formula ni në Singapor.

Rita Ora me Hamiltonin dhe Neymarin

Megjithatë, ai udhëtoi drejt Britanisë së Madhe ku e priste shoku i tij, Neymar, i cili shkoi prej Parisit për t’u argëtuar.

Aty pos Neymarit, Hamiltonin e priste Rita Ora, ylli shqiptar me të cilën ai ishte përfolur për një lidhje.

Ishte Neymar ai që ka postuar një foto me Hamiltonin nga mbrëmja me mikun e tij.

Pos Rita Orës, në prani të tyre ka qenë edhe modelja e Victorias Secret, Barbara Palvin, që ka shoqëruar yjet e sportit.

Neymar, Barbara Palvin dhe Lewis Hamilton

Më pas, Hamilton dhe Neymar frekuentuan lokalin Miu Miu, e aty performoi Rita Ora, kurse e pranishme ishte edhe modelja Winnie Harlow.

Nuk është hera e parë që Rita Ora shihet me Hamiltonin, por me Neymarin është hera e parë që ajo është parë në shoqëri.

Neymar konsiderohet futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit pasi u transferua nga Barcelona te klubi parisien Paris Saint-Germain për 222 milionë euro.

Tags: Rita Ora

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*