Shuhet një paralele në gjimnazin Skënderbeu në Preshevë, edhe ajo në gjuhën serbe mbetet vetëm me tre nxënës

Shuhet një paralele në gjimnazin Skënderbeu në Preshevë, edhe ajo në gjuhën serbe mbetet vetëm me tre nxënës

Vazhdon gjendja alarmante në shkollat shqipe në Luginë. Vetëm në gjimnazin Skënderbeu në Preshevë këtë vit do të ketë një paralele më pak, ndërsa gjendja më kritike është në Bujanoc ku numri shkon mbi 100 nxënës më pak se vitin e kaluar.

Gjimnazi Skënderbeu në Preshevë këtë vit do të ketë një paralel me pak. Sipas drejtorit Nadër Sadiku saktësisht  këtë vit 30 nxënës më pak do të vijojnë procesin mësimorë. Alarmante është edhe paralelja në gjuhën serbe pasi këtë vit do të jenë vetëm 3 vajza.  Nga gjithsejtë gjimnazi Skënderbeu  për vitin shkollor 2017/2018 do të ketë 7 paralele në gjuhën shqipe dhe një në gjuhën serbe.

Ndërkaq problemi tjetër dhe i kamotshëm është edhe mungesa e teksteve por dhe çmimi i lartë i tyre që është i pa arritshëm për prindërit.

E sa i përket përgatitjeve teknike , drejtori Sadiku ka thënë se është bërë gëlqerosja e objektit , hapja e pusit për ujë pishëm ku 80 % e këtij projekti është mbuluar nga donatorët.

Drejtori Sadiku në fund ka thënë se shumë shpejt pritet që me fondet e ministrisë së arsimit të bëhet edhe renovimi në tërësi i shkollës duke filluar nga kulmi pasi gjatë të reshurave të shiut uji depërton në objekt. Këtë vit viti i II-të dhe  IV-të do të vijojnë msëimin paradite,  ndërsa viti i I-rë dhe i III-të mbasdite.

/ Zerilugines.com

 

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*