Sikur Bale të shënonte në minutën 74 e gjitha bota do fliste për golin e magjishëm të uellsiani (Video)

Sikur Bale të shënonte në minutën 74 e gjitha bota do fliste për golin e magjishëm të uellsiani (Video)

Kështu Los Blancos shijuan humbjen e parë sezonale dhe normalisht kjo ndikoi të shkëputen edhe më shumë nga kreu.

Tani Barcelona ka shtatë pikë më shumë, por gjithsesi ky është vetëm fillimi dhe ka ende rrugë të gjatë drejt titullit.

Por, të gjitha këto nuk do të ndodhnin sikur Gareth Bale të shënonte në minutën e 74.

Uellsiani gjuajti mjeshtërisht me thembër, por portieri Antonio Adan, ia mohoi një nga golat më të bukur në karrierë.

Me këtë rast Adan bëhet portieri i parë që mban portën e paprekur ndaj Realit, që nga Joe Hart në prill të 2017, pra 512 ditë më parë.

Reali ka dështuar të fitojnë në tre ndeshjet e fundit në shtëpi në La Liga, dy barazime dhe një humbje. Një nisje e tillë kaq e dobët nuk ishte parë nga prilli i 2011.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*