Sinani e Salihu, teket dhe inatet e këshilltarëve do të sjellin pasoja të mëdha tek qytetarët, populli do ti gjykojë

Sinani e Salihu, teket dhe inatet e këshilltarëve do të sjellin pasoja të mëdha tek qytetarët, populli do ti gjykojë

Kryetarja e komunës së Preshevës Ardita Sinani dhe kryetari i kuvendit Sami Salihu kanë marrë pjesë në debatin e organizuar nga Qendra për avokim dhe zhvillim të demokracisë në Preshevë. Dy krerët e komunës së Preshevës kanë folur për mungesën e kuorumit dhe rënien e pushtetit lokal, duke konsideruar se disa këshilltarë për teke e inate por dhe përfitime personale krijuan absurditetin që nga pozita të kalojnë në opozitë. Megjithatë Sinani e Salihu konsideruan se populli do ti gjykoj këto veprime, që do të shkaktojnë pasoja të mëdha për qytetarët por dhe në skenën politike në vend, raporton zerilugines.com

 

Qendra për avokim dhe zhvillim të demokracisë ka organizuar debat mbi zhvillimet politike në Komunë të Preshevës dhe raporti i Luginës me qeverinë në Beograd, Tiranën e Prishtinën zyrtare. Në panel kanë marrë pjesë kryetarja e komunës së Preshevës Ardita Sinani dhe kryetari i kuvendit Sami Salihu. Gjatë këtij debati u diskutuan mbi proceset politike në komunë të Preshevës me theks të veçantë destabilizimi  në pushtetin lokal.

Dy krerët e komunës së Preshevës kanë folur për mungesën e kuorumit dhe rënien e pushtetit lokal duke konsideruar se disa këshilltarë për teke e inate por dhe përfitime personale, vepruan në mënyrë absurde dukekaluar  nga pozita në opozitë, me të vetmin qëllim rehatimin e vet. Megjithatë Sinani i Salihu konsideruan se populli do ti gjykoj këtë veprime, që do të shkaktojnë pasoja të mëdha për qytetarët por dhe skenën politike në vend. Më tej në këtë debat u fol edhe realizimin e projekteve për gjatë këtyre muajve si asfaltimi i rrugëve dhe projektet tjera që po realizohen në komunën tonë, raporton zerilugines.com

Pjesë e debatit ishin edhe pyetjet e publikut kryesisht studentëve të cilët  u interesuan për projektet rinore dhe perspektivën e tyre. Në këtë çështje dy zyrtarët më të lartë të komunës theksuan se malverzimet e këshilltarëve e komunal për mos mbajtjen e seancës , kanë ndikuar që të mos miratohet rebalanci i buxhetit komunal ku ishin paraparë një sërë projektesh për të rinjtë. Ndër projektet prioritare  ishte  projekti socio-ekonomik, ku do të punësoheshin shumë të rinj në institucione me qëllimin e vetëm aftësimin e tyre profesional por dhe punësimi i shumë kuadrove në institucione kur dihet se komuna e Preshevës ka mungesë të punëtorëve për dallim nga komunat tjera.

Në këtë debat u diskutua edhe raporti me Tiranën dhe Prishtinën zyrtare, që sipas dy zyrtarëve komunal dy shtete shqiptare po punojnë në raport me Serbin për realizimin e të drejtave të shqiptarëve, por optimist janë edhe në qeverinë Rama dhe ministrin për shqiptarët jashtëm trojeve Pandeli Majko.

Në fund studentët u dhanë përkrahje të pa rezervë dy akterëve të rinj të politikës në Luginë , me bindjes se të gjithë do të punojnë që rinia Preshevës të jetë vendimmarrëse në institucione. /Zerilugines.com

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*