Stankoviq takim me komesarin për pakica Zanier, fjalor për 16 shkolla në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

Stankoviq takim me komesarin për pakica Zanier, fjalor për 16 shkolla në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

Kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq është takuar me Komesarin e Lartë për Pakica Kombëtare në Hag, Lambert Zanier.

Në takim ka marrë pjesë edhe ambasadori i misionit të OSBE-së në Serbi, Andresa Oricio.

Komesari  Zanier i dorëzoi “Fjalorin e vogël” serbisht-shqip/shqip-serbisht, i cili do të distribuohet në shkollat në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegj dhe do ta marrin secila paralele në gjithsej 16 shkolla me mësim në gjuhën shqipe.

Kryetari i Trupit Koordinues Zoran Stankoviq ka shprehur kënaqësi lidhur me bashkëpunimin e deritanishëm me zyrën e Komesarit të Lartë për Pakica Kombëtare, duke thënë se është i bindur që edhe në të ardhmen, në kënaqësi të ndërsjelltë, do të realizohen aktivitete të ndryshme të cilat janë me rëndësi të madhe për banorët e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë./TK

Tags: Stankovic, TK

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*