United mposht Baselin, e feston me fitore kthimin në Ligën e Kampionëve (Video)

United mposht Baselin, e feston me fitore kthimin në Ligën e Kampionëve (Video)

Manchester United ka arritur të shënojë fitore kundër Baselit me rezultat 3-0.

Djajtë e kuq shënuan një gol në pjesën e parë dhe dy në pjesëne  dytë.

Fellaini shënoi golin e parë në minutën e 35-të pas një goditje me kokë.

Me këtë gol u mbyll edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë menjëherë shënoi Lukaku që ngriti epërsinë në 2-0.

Rezultatin në 3-0 e ngriti Rashford që shënoi në minutën e 84-të.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Benfica ka pësuar humbje nga CSKA si mysafir me rezultat 2-1.

United dhe CSKA e udhëheqin grupin me nga tri pikë, ndërsa pa pikë janë Benfica dhe Basel.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*