Venezuela trondit Argjentinën në mes të Buenos Airesit (Video)

Venezuela trondit Argjentinën në mes të Buenos Airesit (Video)

Kombëtarja e Argjentinës është shokuar në stadiumin Estadio Antonio Vespucio në Buenos Aires para tifozëve të vet. Albicelestët nuk arritën asgjë më shumë se sa një barazim 1-1 ndaj Venezuelas e cila mban vendin e fundit në grupin kualifikues pa asnjë gjasë.

Argjentina në këtë takim u fut me një formacion tejet ofensiv, ku treshen sulmuese e përbënin të mrekullueshmit, më i madhi i këtij sporti, Lionel Messi, sulmuesi më i mirë ekstrem në Serie A, Mauro Icardi dhe anësori më i mirë në Itali, Paulo Dybala.

Por, asnjë një trident kaq i rrezikshëm nuk arriti të thyejë Venezuelan e cila bëri një lojë tejet dinjitoze, me por agresive, duke mos lejuar një humbje.

Pjeas e parë kaloi me dominim të plotë të argjentinasve, por gola nuk pati.

Dy ndeshjet e fundit Icardi luajti si titullar, por nuk shënoi gol për kombëtaren e tij.

Me të nisur pjesa e dytë, Jhon Murillo befasoi vendasit duke shënuar për 1-0 (51’).

Vetëm tri minuta më vonë ishte Feltscher ai që realizoi në portën e gabuar duke shënuar për 1-1. Ai devijoi topin pas impenjimit të Icardit, por goli megjithatë nuk iu regjistrua këtij të fundit.

Deri në fund të takimit tekniku argjentinas Sampaoli bëri disa zëvëndësime të çuditshme duke inkuadruar edhe Pastoren, por e gjitha pa rezultat.

Argjentina vë seriozisht në dyshim kualifikimin në Botërorin, Rusia 2018, pasi ka 24 pikë në vendin e pestë, po aq sa ka Peru në vendin e katërt, me një pikë më shumë se Kili në vendin e gjashtë dhe tri pikë më shumë se Paraguai në vendin e shtatë.

Vetëm katër skuadra kualifikohen nga grupi i Amerikës Latine, kurse vendi i pestë luan në playoff.

 

 

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*