(Video) KF Lugina deklason BSK e Bujanocit me rezultat 7:0

(Video) KF Lugina deklason BSK e Bujanocit me rezultat 7:0

Sezoni 2017/2018, Kf Lugina e ka filluar furishëm, duke treguar se këtë sezon ata janë pretendentët kryesorë për titull.

Ndeshja është zhvilluar në stadiumin e Miratocës, ku prezent ishin edhe një numër i madh i tifozëve.

Lugina startin e filloi me sulme të njëpasnjëshme , ku pjesa e parë u mbyll 1:0. Por pjesa e dytë ishte fatale për musafirët, pasi Kf Lugina u tregua e pamëshirshme duke shënuar edhe 6 gola deri në fund të takimit, raporton zerilugines.com

Kjo ishte  fitorja e dytë bindëse e KF Luginës, pasi  në ndeshjen e parë  ata ja mbushën portën edhe KF Levosojës, duke e mposhtur me rezultat 9:1.

Ndeshjen e radhës Kf Lugina si musafire do të ndeshet me Kf Vihor Kondiva, e cila zhvillohet të mërkurën,shkruan zerilugines.com

 

 

Tags: Kf Lugina

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*