(Video) KF Lugina pa fat, merr vetëm një pikë si musafire e KF Vihor Kondiva

(Video) KF Lugina pa fat, merr vetëm një pikë si musafire e KF Vihor Kondiva

Kf Lugina xhiron e tretë në kuadër të ligës regjionale të Rrethit të Pçinjës e ka  zhvilluar si musafire e KF Vihor Kondiva.

KF Lugina e nisi mirë takimin me disa raste, ku që në minutat e para rrezikuan vendasit e Kondivës.

Rastin ideal për të kaluar në avantazh e kishte Liridon Xhelili,  i cili i vetëm përballë portjerit vendas ishte i pafat. Pjesa e parë nuk solli asnjë gol, por e dyta dhuroi spektakël e emocione.

Sulmuesi Liridon Xhelili pas një depërtimi në zonë arriti që në mënyrë maestreale të mposhtë portierin e Vihorit.

Pas këtij momenti Liridoni ishte i papërmbajtshëm, ku pas një presioni të vazhdueshëm arriti që t’ia rrëmbejë topin mbrojtësit kundërshtarë duke fituar goditje dënimi.

Në krosimin e Arbërit, më së miri në zonë u gjend sulmuesi Mirosllav Ristic i cili e shtyri topin në rrjetë për 2:0.

Por pas këtij goli Lugina nisi të ndjejë lodhje dhe ra pre e kërcenimeve me fyerje të kundërshtarit. Edhe  gjyqtari kryesorë tashmë ishte bërë lojtari i 12-të për Vihor Kondivën, shkruan zerilugines.com

Në çdo prekje të topit vendimet ishin në favor të Kondivës, ku edhe mesfushori Urim Aliu u ndëshkua me karton të kuq pa asnjë shpjegim.

Pas këtij momenti gjërat filluan keq për KF Luginën ku 10 minutat e fundit KF Vihor Kondiva ngushtoi rezultatin në 1:2.

Po thuajse ishte fundi i takimit por misioni i gjyqtarit kryesorë ishte që me çdo kusht ta barazonte rezultatin, dhe në fund të ndeshjes Vihor Kondiva barazoi rezultatin .

Vlen të theksohet se në mbështetje të KF Luginës kishin udhëtuar edhe shumë tifoz nga Presheva.

Por ajo që duhet theksuar janë kërcenimet dhe fyerjet e vendasve në drejtim të ekipit shqiptarë, por dhe sjellja e këtij gjyqtari amatorë.

KF Lugina ka 2 fitore dhe një barazim./ Zerilugines.com

 

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*