(VIDEO) Me emocione e lot gëzimi kthehen haxhinjtë që udhëtuan nën organizimin e KBIK në Preshevë

(VIDEO) Me emocione e lot gëzimi kthehen haxhinjtë që udhëtuan nën organizimin e KBIK në Preshevë

22 haxhinjtë  që udhëtona për në vendet e shenjta arabe bën organizimin e KBIK në Preshevë kanë arritur sot në vendlindje. Pritja ishte madhështore e përcjellur me emocione e lot gëzimi. Ata të gjithë ishin shëndoshë e mirë dhe të impresionuar nga kryerja e kushtit të pestë të Islamit Haxhin.

Shumë familjarë kishin dalë sot për të pritur të afërmit e tyre nga vendet e shenjta Arabe.

Përqafime e lot gëzimi u përjetuan në momentin e zbritjes. Ata ishin shëndoshë e mirë, por emocionet ishin të veçanta pasi ata tashmë me ndihmën e zotit kanë kryer Haxhin.

Mumin Tahiri udhëheqës i grupit në kuadër të këshillit të bashkësisë Islame të Kosovës në Preshevë ka thënë se grupi i haxhinjve kanë qenë të përkryer dhe të gjitha ritualet fetare janë kryer pas asnjë problem.

Edhe kryetari i këshillit të bashkësisë islame të Kosovës në Preshevë Sevdail Jakupi ka uruar haxhinjtë duke theksuar se organizimin ka qenë në nivel falë kompanisë austriake e cila në përpikëri ka realizuar agjendën e paraparë .

Pas haxhit Këshilli i Bashkësisë Islame të Kosovës në Preshevë do të organizoj e Umren.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*