(VIDEO) Në kufirin e Preshevës kapen kokainë me vlerë 300.000 euro (video, foto)

(VIDEO) Në kufirin e Preshevës kapen kokainë me vlerë 300.000 euro (video, foto)

300 mijë euro vlerë e kokainës është kapur në pikë kalimin kufitarë në Tabanoc të Preshevës. Doganierët , në bashkëpunim me policinë në dalje të vendit kanë ndaluar tentim kontrabandimin e rreth 2 kilogram drogës të tipit kokainë me pastërti të lartë . Mirëpo gjatë skenimit të veturës, shoferi, 32 vjeçar, shtetas nga Maqedonia, arriti të ik nga vendi i ngjarjes, transmeton Zerilugines.com

Doganierët në vendkalimin kufitar të Preshevës, në bashkëpunim me policinë në dalje të vendit kanë ndaluar tentim kontrabandimin e rreth 2 kilogram drogës të tipit kokainë me pastërti të lartë .Droga është zbuluar në veturë të tipit “Mercedes” me targa të Bullgarisë që po udhëtonte nga Belgjika për në Maqedoni.

Duke i faliminderuar përvojës së doganierëve që gjatë bisedës me shoferin kanë zbuluar disa faktorë rreziku, si asaj të rutës të cilën e ka kaluar, e që paraqet njërin ndër kryesorët për kontrabandë të kokainës nga perëndimi në atë lindore, vetura është dërguar në kontrollim me skaner mobil.

Gjatë skenimit të veturës, shoferi, 32 vjeçar, shtetas nga Maqedonia, arriti të ik nga vendi i ngjarjes, çka edhe ka shtuar dyshimin se ka diçka të fshehur në veturë. Me analizë të skanerit është gjetur edhe droga me dy paketime.

Siç njofton policia, pesha e drogës ka qenë saktë 1812 gram, dhe nëse vlera në treg e një kilogrami sillet 80.000 euro, dhe në shitje pas përzierjeve për të rritur sasinë shumëzohet me 4, atëherë sipas tyre vlera e saj është plot 300.000 euro. Droga së bashku me veturën dhe dokumentet personale të shoferit iu janë dorëzuar policisë për procedurë të mëtutjeshme./ Zerilugines.com

Tags: Droga, kufiri, Tabanoc

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*