(VIDEO) PDSH, PVD, BDL e UDSH me qëndrim të përbashkët kundër qeverisë së Serbisë mbi emërimin e organit të përkohshëm me në krye Shqiprim Arifin

(VIDEO) PDSH, PVD, BDL e UDSH me qëndrim të përbashkët kundër qeverisë së Serbisë mbi emërimin e organit të përkohshëm me në krye Shqiprim Arifin

PDSH , PVD , BDL dhe UDSH kanë dalë me qëndrim të përbashkët se nuk do të përkrahin organin e  përkohshëm të vendosur ditë më parë nga qeveria serbe mbi udhëheqjen komunës së Preshevës. Ata e kanë quajtur Skandaloz këtë vendim duke paralajmëruar edhe masa të tjera të verimit politik.

Vendimi i kryeministres serbe Ana Brnabiq për emërimin e organit të përkohshëm në pushtetin lokal në Preshevë me në krye Shqiprim Arifin ka revoltuar subjekte politike shqiptare në Preshevë. Reagimi i   parë ka qenë i partisë për veprim demokratik e cila për mes një komunikate këtë vendim e ka quajtur skandaloz dhe me prapavijë.  I menjëhershëm ka qenë reagimi edhe i partisë Demokratike Shqiptare, të cilët po ashtu kanë kundërshtuar këtë vendim që bie ndesh me ligjin e mbi vetë administrimit lokal. Kreu i PDSH  Ragmi Mustafa në një intervistë për RTV Presheva ka thënë se ai nuk do të jetë pjesë e këtij organi i cili padrejtësisht u vendos nga qeveria e Serbisë. Sipas tij PDSH ka 37% të elektoratit dhe është dash të ketë 2 përfaqësues. Por e pa logjikshme është anëtari nga pala serbe, pasi asnjë subjekt politik serb nuk ka qenë pjesë e kuvendit komunal.

‘’ PDSH ka 14 këshilltarë të certifikuar në zgjedhjet lokale dhe si mund qeveria të barazojë me një subjekt politik që peshën politike e ka më të vogël dhe në zgjedhjet lokale ka arrit 10 këshilltarë. Ky vendim është sjellë në formë arbitrare , dhe në kohën kur qeveria nuk respekton ligjet çfarë mund të presë nga qytetarët, nga subjektet politike apo dhe organeve më të ulta, por është e dukshme se në shumë segmente është i thyer ligji”, ka thënë kryetari i PDSH Ragmi Mustafa.

Ndërkaq kreu i BDL Skender Destani dhe I UDSH Naser Aziri kanë potencuar se në rënien e pushtetit lokal në Preshevë ka pas dorë vet shteti që më pas të vendosë për komunën shqiptare sipas dëshirës së vet.  Sipas dr. Skender Destanit në emërimin e këtij organi është shkelur ligji, pasi Alternativës nuk i ka takuar udhëheqja më këshillin e përkohshëm , aq më pak anëtari nga pala serbe që vie nga partia e presidentit Vucic.

”Mendoj se ky këshill është dash të udhëheq kryetarja në detyrë , ndërsa opsioni tjetër ka qenë që ta udhëheq PDSH, por nga kjo lenë të kuptohet se këtë organ do të udhëheq qeveria e Serbisë, dhe mendoj se Vucic ka emëruar filialen e tij që të udhëheq komunën e Preshevës ”, ka thënë kreu i BDL Skender Destani. Po e thejn ligjin vetëm për të dërguar emisiraët e tyre që të udhëheqin Preshevë. Këtë e them pasi në të gjitha praktikat e ndodhura deri më tani, organin e përkohshëm e ka udhëhequr kryetari në detyrë’’,  ka thënë kreu i BDL Skender Destani

Ndërsa kreu i UDSH Naser Aziri  ka paralajmëruar se nëse qeveria Serbe tenton që mbajë gjatë këtë organ të përkohshëm, do të shqyrtohet veprimi i  organizimit politik shqiptarë për mbajtjen e zgjedhjeve pa urdhër qeverie.

”Deri në këtë situatë ka investuar opozita, që të shpërbëjë kuvendin , por me këtë rast edhe po vërtetohet se për këtë përbërje që kemi është folur disa javë më parë, dhe siç po shihet ky vendim është i koordinuar nga shumë qendra, por qytetarët do ta kuptojnë ”, ka thënë kreu i UDSH Naser Aziri.

Qeveria e Serbisë ditë më parë solli vendimit për emërimin e organit të përkohshëm ku emëroi Shqiprim Arifin dhe Armend Aliu anëtarë nga APN , Ragmi Mustafa nga PDSH , Ardita Sinani PVD dhe Branko Trajkovic nga SNS.

 

Tags: BDL, PDSH, PVD, UDSH

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*