(VIDEO) Sadriu: PDSH nuk do t’i shërbej organit të përkohshëm të Preshevës

(VIDEO) Sadriu: PDSH nuk do t’i shërbej organit të përkohshëm të Preshevës

Ilir Sadriu, nënkryetar i Partisë Demokratike Shqiptare në Preshevë emërimin e Shqiprim Arifit për kryetar të organit të përkohshëm të komunës së Preshevës e ka quajtur skandaloz.

Ai në deklaratë për RTK tha se partia e tij nuk do të merë pjesë në punët e këtij organi.

“Përderisa detyrat e këtij organi janë që të përgatit për zgjedhjet e reja , konsiderojmë që me këtë përbërje të organit të përkohshëm PDSH nuk do të bëjë shërbim këtij organi” është shprehur Sadriu.

Sipas tij vendimi i qeverisë për emërimin e organit të përkohshëm që do të qeverisë me komunën e Preshevës deri në zgjedhjet e reja është flagrant.

Qeveria e Beogradit me kryeministre Ana Brnabiq ka emëruar anëtarët e organit të përkohshëm për kryetar Shqiprim Arifin dhe anëtarët tjerë Armend Aliu, Ardita Sinani, Ragmi Mustafa dhe Branko Trajkoviq.

Tags: Ilir Sadriu, PDSH

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*