“Aguero, sulmuesi më i mirë ndonjëherë në Ligën Premier – më i mirë se Henry dhe Shearer”

“Aguero, sulmuesi më i mirë ndonjëherë në Ligën Premier – më i mirë se Henry dhe Shearer”

Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero është sulmuesi më i mirë në histori të Ligës Premier, sipas ish-lojtarit anglez, Shaun Wright-Phillips.

Sulmuesi argjentinas ka qenë një figurë e rëndësishme gjatë gjithë kohës së tij në Etihad Stadium, pasi u transferua në Angli nga Atletico Madrid për 38 milionë funte në vitin 2011.

Duke shtuar shtatë gola në lojën e tij të shquar këtë sezon, Aguero tani është vetëm një gola larg për të barazuar rekordin e klubit të Eric Brook me 176 gola.

Wright-Phillips beson se arritjet e tij, që përfshijnë dy tituj të Ligës Premier, e bëjnë 29-vjeçarin më të mirin ndonjëherë, pavarësisht nga konkurrenca e ashpër për një kurorë të tillë nga Alan Shearer dhe Thierry Henry.

“Ka patjetër një argument se Sergio Aguero është sulmuesi më i mirë ndonjëherë i Ligës Premier”, ka thënë fillimisht Wright-Phillips për 888sport.

“Nëse ai qëndron i aftë (i palënduar) gjatë gjithë vitit, ai rrit shanset e Cityt për të fituar Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve”.

“Ai është një finalizues i madh dhe ai gjithmonë lufton shumë për ekipin”.

“Unë mendoj se Kun mund të shënojë lehtë tridhjetë gola këtë sezon. Sidomos në formën që ai është tani, kjo do të ishte një punë e lehtë për të”, përfundoi ish-mesfushori anglez.

Tags: Aguero

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*