Aktorët e Preshevës akoma pa teatër, kryetari Arifi zotohet për realizimin e projekteve madhore kulturore

Aktorët e Preshevës akoma pa teatër, kryetari Arifi zotohet për realizimin e projekteve madhore kulturore

Themelimi i teatrit dhe projektet kulturore kanë qenë temë diskutimi në takimin e sotëm të realizuar nga kryetari i Preshevës Shqiprim Arifi me aktorët Preshevarë. Kryetari i Preshevës ka thënë se tani nuk do të mungojë as vullneti e as mundësitë për të realizuar këtë plan dhe këtë projekt dhe më në fund kjo pasuri e jona intelektuale të ketë mundësi konkrete për zhvillim të artit dhe kulturës.

Kryetari i Preshevës Shqiprim Arifi në kabinetin e tij sot ka pritur aktorët nga Presheva, me të cilët ka biseduar për Teatrin e Preshevës por dhe shumë projekte të tjera kulturore. Kryetari Arifi është zotuar se  bashkëpunimi me aktorët do të jetë për tej çdo mundësie, me theks të veçantë për realizimin e ëndrrës së tyre shumë vjeçare, themelimin e teatrit Preshevarë.

”Sot në vizitë pata dy regjisorë Preshevarë, z. Kastriot Saqipi dhe znj. Afeida Boriçi Memeti bashk me u.d. drejtorin e shtëpisë së kulturës z. Gani Veseli dhe aktorët Valon Nuhiu, Artan Ibishi dhe Gjelbrim Emini”, ka shkruar kryetari Arifi në faqen e tij zyrtare.

Sipas kryetari të Preshevës, takimi ka qenë i këndshëm aq sa janë të këndshëm artistët tanë, ku takim i cili më tepër është  shfrytëzua për punë konkrete.

”Në fillim të këtij viti Alternativa mori iniciativë në Kuvendin Komunal për themelimin e Teatrit të Preshevës, iniciativë e cila, si shumë iniciativa të tjera pozitive, u ndërpre nga politika lokale.

Tani nuk do të mungojë as vullneti e as mundësitë për të realizuar këtë plan dhe këtë projekt dhe më në fund kjo pasuri e jona intelektuale të ketë mundësi konkrete për zhvillim të artit dhe kulturës.

Nga ky ekip mora lajme se po përgatiten projekte të mirëfillta artistike për të cilët nuk do të mungojë mbështetja e komunës së Preshevës”, ka thënë kryetari i Preshevës në takimin e realizuar sot me aktorët Preshevarë.

 

 

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*