Argjentina pa gola me Perunë, rrezikon kualifikimin në botëror (Video)

Argjentina pa gola me Perunë, rrezikon kualifikimin në botëror (Video)

Lionel Messi dhe Argjentina janë në rrezik për të mos u kualifikuar në Botërorin, Rusia 2018 pas barazimit pa gola ndaj Perus në një nga ndeshjet kryesore kualifikuese që u zhvillua të enjten mbrëma.

Argjentina kishte dhjetëra raste shënimi përgjatë 90 minutave, me Messin i cili qëlloi shtyllën nga afërsia dhe një tjetër gjuajtje që kaloi pranë portës.

Ky rezultat lë argjentinasit në vendin e gjashtë në tabelën e Amerikës së Jugut, jashtë top katër vendeve të para që garantojnë kualifikimin automatik dhe vendit të pestë që detyron një ndeshje playoffi ndaj Zelandës së Re për Botërorin e Rusisë.

Argjentina vazhdon kështu me formën e dobët me vetëm një gol të shënuar në tri ndeshjet kualifikuese.

Skuadra argjentinase që përfundoi si nënkampion në Botërorin e Brazilit tri vjet më parë luan ndeshjen përfundimtare të martën ndaj Ecuadorit në ajrin e mprehtë të Quitos në Andet latine, ku me një fitore Messi mund të sigurojë së paku playoffin me ekipin e tij.

 

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*