Arifi në Beograd merr mbështetje të fuqishme nga Ambasada Norvegjeze për zgjidhjen e problemit e ujit të pijshëm

Arifi në Beograd merr mbështetje të fuqishme nga Ambasada Norvegjeze për zgjidhjen e problemit e ujit të pijshëm

Kryetari i përkohshëm i Komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi në një postim të tij në facebook falëmnderon Ambasadën Norvegjeze në Beograd për mbështetjen e pa rezervë qe ka kjo Ambasad për Shqiptarët e Lugines se Presheves ,në veçanti për zgjidhjen e problemit të ujit të pijshëm në Komunë të Preshevës.

Për më shumë më poshtë mundë të lexoni në tërsi postimin që ka bërë Kryetari Arifi në rrjetin social facebook..

Atë që e thamë në fushatën parazgjedhore vitin e kaluar se ne si akterë politik duhet të kemi qasje proaktive në zgjidhjen e problemeve kryesore në komunën, atë edhe po e bëjmë.
Jemi dëshmitarë se dy dekadat e fundit, ata që kanë udhëhequr me vendin tonë, gjithmonë kanë pritur që të tjerët të zgjidhin problemet tona, duke drejtuar gishtin gjithmonë tek tjerët , pa u munduar që vet të fillojnë nisma për zgjidhjen e problemeve.
Andaj, ne gjatë kontakteve të rregullta me korin diplomatik dhe organizatat ndërkombëtare, me një qasje proaktive, jemi munduar që folklorin politik ta lëmë anash, dhe në plan të parë të nxjerrim atë që është vitale për qytetarin e komunës sonë, zhvillimin ekonomik – por nuk mund të ketë zhvillim pa kushtet themelore si furnizimi me ujë të pijshëm, infrastrukturë të mirë dhe të pastërt të rrugëve.
Konkretisht, dje pas insistimit tim që ta takoj ambasadorin norvegjez, z. Arne Sannes Bjornstadt, si vazhdim i takimeve me të pas atij të 17 marsit ku vizitoi zyrat e Alternativës për Ndryshim pasi që më shkarkuan nga posti i kryetarit të komunës, përfundimisht arrita ta bind që pikërisht kjo ambasad, duhet të jetë financuese e fazës së dytë të Masterplanit për furnizimin me ujë të pijshëm, fazë që do të filloj të implementohet vitin që po vjen.
Faleminderit, Norvegji!
Faleminderit, z. Arne Sannes Bjornstadt

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*