Arifi takohet me Jorg Heskens, i dërguari special i kancelarës Gjermane Merkel

Arifi takohet me Jorg Heskens, i dërguari special i kancelarës Gjermane Merkel

Kryetari i Këshillit të përkohëshem, Shqiprim Arifi përmes rrjetit social Facebook ka bërë të ditur se është takuar me Jorg Heskens, i derguar special në Serbi nga kancelarja gjermane Angela Merkel. Kryetari n.d. Arifi e ka vlerësur lartë bashkëpunimin me Heskens në fushat e rëndësishme jetike dhe ka falënderuar atë për angazhimin e tij për hapjen e mundësisë kontaktuese me ambasadat e shteteve perendimore në Serbi. Postimi i plotë mund të lexoni në vijim:

 

Një mik i imi, që dua ta falënderoj publikisht për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë dhe jep shqiptarëve në Luginë të Preshevës, ai i cili bëri gjithçka që investitori i parë që do të investoj tek ne, pra kompania Solid të marrë subvencionet me të larta për hapjen e fabrikës së prodhimit të këpucëve tek ne. Ai i cili e bëri të mundur që shkollat fillore “Ibrahim Kelmendi”, “Vuk Karaxhiq” si dhe gjimnazi “Skënderbeu”të renovohen totalisht nga Zyra për investime publike. I dërguari special i kancelarës Angela Merkel në Sërbi, këshilltari i parë i ish kryeministrit e tashmë presidentit Vuçiq për investime në Sërbi, direkt i paguar nga qeveria gjermane, i cili mundësoi që Presheva të ketë qasje në çdo ambasadë, e çdo institucion, mundësi që tashmë po konkretizohet me materializimin e projekteve të ndryshme, si ajo me ambasadën e Norvegjisë, Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe shumë organizatave dhe institucioneve tjera.

Kështu shkruan në profilin e tijë zyrtar kryetari i organit të përkohshem të Komunes së Presheves z.Shqiprim Arifi.

 

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*