Arrestohet punëtori i EPS që i mësonte qytetarët si të vidhet rryma

Arrestohet punëtori i EPS që i mësonte qytetarët si të vidhet rryma

Policia me urdhër të prokurorit në Vranjës ka arrestuar dhe ka mbajtur për 48 orë M.M (1986) nga komuna e Bujanocit për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale të shpërdorim të detyrës dhe zbulim të sekreteve të punës.

Dyshohet se M.M, puntorë në Elektrodistribucionin e Serbisë (EPS) ka mundësuar që gabimisht të matet energjia elektrike një numri të madh të përdoruesve të energjisë elektrike në komunën e Bujanocit.

Ai në këtë mënyrë ka dëmtuar EPS-in për rreth 1.6 milionë dinarë.

Policia dyshon se ai përdoruesve “të tij” i ka treguar të dhënat për ardhjen e ekpit të EPS-it që kanë kontrolluar rrymën elektrike se kush e përdorë në mënyrë të paligjshme.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*