Barcelona fiton ndeshjen e parë, komod në ndeshjen kthyese (Video)

Barcelona fiton ndeshjen e parë, komod në ndeshjen kthyese (Video)

Barcelona ka fituar si mysafir i skuadrës së kategorisë së tretë të futbollit spanjoll, Murcias, me rezultat 3-0.

Trajneri Ernesto Valverde për këtë ndeshje i kishte pushuar të gjithë lojtarët e formacionet bazë, duke iu dhënë hapësirë atyre që nuk kanë luajtur në këtë fillim.

Kjo ka bërë që Barcelona epërsinë ta gjejë në minutën e 44-të me golin e Paco Alcacer.

Sulmuesi shënoi me kokë pas një harkimi të Deulofeut.

Pamje nga ndeshja (Barcelona/ Twitter)

Në pjesën e dytë Barcelona arriti të shënojë edhe dy herë.

Ishte Gerard Deulofeu që gjeti rrjetën në minutën e 55-të pas një aksioni vetanak ku kaloi dy lojtarë kundërshtarë.

Talenti Alenia në aksion (Barcelona/ Twitter)

Golin e tretë të ndeshjes e shënoi Arnaiz Diaz Jose Manuel, pas një goditje të fortë jashtë zonës.

Barcelona ndeshjen kthyese e zhvillon në Camp Nou pas një muaji.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*