Besiktas bën hap të madh drejt kualifikimit, mposht mysafir Monacon- Në anën tjetër RB Leipzing fitojnë ndaj Portos (Video)

Besiktas bën hap të madh drejt kualifikimit, mposht mysafir Monacon- Në anën tjetër RB Leipzing fitojnë ndaj Portos (Video)

Besiktasi ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit për në fazën tjetër duke fituar si mysafir i Monacos me rezultat 2-1.

Edhe pse Monaco ishte në avantazh me golin e Radamel Falcaos, turqit arritën të barazojnë në pjesën e parë me Cenk Tosun.

Sulmuesi turku Tosun shënoi edhe në fillim të pjesës së dytë për t’i sjell Besiktasit fitoren që tani ka nëntë pikë.

RB Leipzing kanë arritur fitoren e parë historike në Ligën e Kampionëve, pasi e kanë mposhtur Porton me rezultat 3-2.

Leipzing tani janë në vendin e dytë me katër pikë, Porto ka tri, ndërsa në vendin e fundit me një pikë është Monaco.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*