Burhan Arifi zëri i Luginës së Preshevës në Gjilan

Burhan Arifi zëri i Luginës së Preshevës në Gjilan

Lugina e Preshevës do ta ketë kandidatin e saj që premton mbështetje institucionale, zëri i qytetarëve të margjinalizuar në komunën e Gjilanit dhe në tërë Kosovën.

Dr. Burhan Arifi nga radhët e Partisë së Drejtësisë në Gjilan është një nga kandidatët serioz që ka Lugina e Preshevës.

Ai është një nga bijtë dhe bijat e asaj ane, që lanë të gjitha mbrapa me qëllimin që një ditë të jenë kontribues për shoqërinë, e sidomos për vendlindjen.

Person me një bagazh të madh të vlerave morale dhe etike, kontribues në çështjet e sferës kombëtare dhe shkencore, duke dhënë maksimumin e tij që qytetarët e Luginës së Preshevës të realizojnë të drejtat e barabarta në Kosovë, një nga ideatoret e nisjes për ndarjen e specializimeve me pagesë nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës për mjekët  nga Lugina e Preshevës, që më parë as që ishte menduar në këtë drejtim. Personalitete të tilla do të jenë frymëzues për të tjerë, dhe duke pasur mbështetjen e qytetarëve ai do të jetë edhe më tej zë i tyre në asamblenë Komunale të Gjilanit.

Dr.Burhan Arifi shprehet qartë se kërkon mbështetjen e qytetarëve të Komunës së Gjilanit, por kësaj here kërkon mobilizim të qytetarëve të Luginës së Preshevës më të drejtë vote, që ta mbështesin dhe t’i japin mundësinë t’i përfaqësojë në institucionet komunale.

Votoni nr.44  Partinë e Drejtësisë votoni Dr.Burhan Arifi nr.5

Artikull propagandues politik

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*