Çfarë po ndodhë me “Qendrën e spiunimit rus në Nish”?

Çfarë po ndodhë me “Qendrën e spiunimit rus në Nish”?

Rusia ka kërkuar nga Serbia t’u japë status diplomatik personelit rus në qendrën e cila nga SHBA-të është besuar të jetë bazë spiunësh.

Konkluzionet rrjedhin nga komunikimet e presidencës serbe, në të cilat kabineti Aleksandar Vuçiq tha se Ambasadori rus Alexander Chepurin ka kërkuar një takim që sa më shpejtë të jetë e mundur për të zgjidhur statusin e qendrës humanitare ruso-serbe sepse qëllimi është funksionimi i saj.

Sipas AP, Moska ka mohuar në mënyrë të përsëritur se qendra shfrytëzohet për spiunim pasi sipas tyre ajo është qendër e cila ndihmon në raste fatkeqësisht në Nish duke demantuar lajmet se mund të bëhet një bazë për monitorimin e interesave të Kremlinit perëndimor në Ballkan, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu kjo qendër përshkruhet si një rajon plot tension, në të cilën Rusia dëshiron të ushtrojë ndikimin e saj.

“Zyrtarët serbë thonë se së shpejti do të marrin një vendim për këtë qendër”, raporton AP.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*