“City mund ta blejë Messin dhe Ronaldon”

“City mund ta blejë Messin dhe Ronaldon”

Fernandinho thotë se Manchester City ka financa të nënshkruajë me lojtarë si Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, por yje të tillë nuk mund të përshtatet në filozofinë e klubit. 

City ka harxhuar këtë verë mbi 200 milionë euro duke blerë lojtarë si Kyle Walker, Bernardo Silva, Benjamin Mendy dhe Ederson.

Braziliani Fernandinho, që erdhi në Etihad Stadium nga Shakhtar Donetsk në vitin 2013 beson se City ka fuqi të blej super yje.

“A mund ta blejmë Messin ose Ronaldon? Besoj që po, por duhet t’i kesh në konsideratë prioritet e klubit.

“Ne kemi fuqi financiare, të gjithë e dinë, por disa prioritete duhet të merren në konsideratë”.

“A po synojmë të nënshkruajmë me një lojtar apo të mbledhim një ekip të fortë dhe të jemi konkurrues për t’i arritur qëllimet tona? Ndonjëherë njerëzit pasi mendojnë që një lojtar mund t’i plotësojë nevojat e klubit”.

“City ka punuar gjatë gjithë këtyre viteve për të ngritur një ekip konkurruese dhe për të ndjekur titujt. Natyrisht, klubi bëri disa investime të mëdha dhe të forta në fillim, me lojtarë të nivelit të lartë dhe të njohur, por vetë projekti bazohet në një ekip të fortë, në zhvillimin e një strukture të lartë të akademisë për të zbuluar lojtarë të rinj”.

“Projekti i Cityt është shumë më tepër sesa nënshkrimin me një lojtar të vetëm, që përfundimisht do të kushtojë shumë më tepër”, ka thënë braziliani.

Ai e ka përmendur një investim të mirë që e ka bërë klubi siç është i riu Gabriel Jesus.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*