Debat i nxehtë në mes të Milaim Zekës dhe Fisnik Ismailit: Zeka e quan lopë

Debat i nxehtë në mes të Milaim Zekës dhe Fisnik Ismailit: Zeka e quan lopë

Deputetët Milaim Zeka dhe Fisnik Ismaili, janë përplasur sot në mbledhjen e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media që është mbajtur sot. Burimet e Gazetës Express brenda komisionit thonë se të pranishmit tjerë në mbledhje nuk kanë lejuar ndonjë konflikt fizik mes tyre.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media është planifikuar të shqyrtohet projektligji për Prishtnën si dhe nisma legjislative për hartimin e Projektligjit për Radiotelevizionin e Kosovës. Pikërisht këtë dy ligje kanë qenë shkak i përplasjeve mes deputetit Zeka dhe deputetit Ismaili.

Burimet brenda komisionit i kanë thënë Expressit se Zeka e ka quajtur ‘lopë’ Ismailin, ndërsa ky i fundit ka reaguar.

Më tej, deputetët janë ngritur, por të pjesëmarrëset tjerë në mbledhje i kanë ndalur ata, duke evituar rrahjen mes tyre në mbledhjen e komisionit për media.

Deputeti Zeka përplasje, që përfundoi me sulm fizik, pati edhe me deputetin tjetër të Vetëvendosjes, Frashër Krasniqin, javë më parë në një studio televizive.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*