Deklarata e Imamit Elvis Naçi/ Shehu: Islami është i paragjykuar, ka mllef ndaj tij

Deklarata e Imamit Elvis Naçi/ Shehu: Islami është i paragjykuar, ka mllef ndaj tij

Deklarata e teologut dhe njëkohësisht imamit Elvis Naçi, nuk do ishte keqkuptuar, nëse në Shqipëri nuk do të ekzistonte një skemë e paramenduar dhe e mbushur plot me mllef, kryesisht kur bëhet fjalë për myslimanin dhe Islamin në përgjithësi.

Për studiuesin Redi Shehu, nëse një deklaratë e tillë siç imami Naçi ka bërë, të ishte bërë nga një psikologe, pjesa më e madhe e femrave do të shkonin në palestër.

Shehu tha sonte në emisionin “Opinion”, për sa kohë flasin dy regjistra të ndryshëm është shumë e thjeshtë për të kuptuar çështjen.

Sipas tij, nëqoftë se të njëjtat fjalë, pikë për pikë, do të thuheshin nga një psikologe, është shumë e sigurtë se pjesa më e madhe e femrave do të shkonin në palestër.

Sepse ajo që thotë një psikologe është diçka korrekte dhe këtu nis problemi”, tha Shehu.

Në vendin tonë, fatkeqësisht- tregon ai- ekziston një skemë e paramenduar, e keqinformimit dhe mllefit, sidomos kur bëhet fjalë për një myslimanin dhe Islamin në përgjithësi.

Shehu tha se pikërisht kjo skemë, aktivizohet menjëherë sa herë ngjallen ngjarje të tilla, pa pritur ngjarjen, sepse është në kërkim të ngjarjes.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*