Deputetët e rrethit të Pçinjës goj pak e pare shumë

Deputetët e rrethit të Pçinjës goj pak e pare shumë

Deputetët popullor që vijnë nga rethi i Pçinjës janë 4, ndërsa të gjithë ata janë që flasin më së paku, tregon një hulumtim i portalit mojposlanik.rs.

Në Parlamentin serb rreth i Pçinjës përfaqësohet nga Sllavisha Bullatoviq nga Vranja, Novica Tonçev nga Surdulica, Fatmir Hasani dhe Nenad Mitroviq nga Bujanoci.

Sipas këtok portali, Sllavisha Bullatoviq, përndryshe shef i këshillit të SNS në Vranjë, për një vit, sa ka qenë deputet (gusht 2016 – gusht 2017) nuk është paraqitur asnjëherë në foltoren e parlamentit.

Socialisti Tonçev ka folë vetëm një herë, sikurse edhe Nenad Mitroviq ndërsa deputeti nga radhët e PVD-së në paralement është drejtuar 6 herë.

TOP LISTA E PAGESAVE NE PARLAMENT

Nenad Mitroviq – 55 ditë pune – 1.423.649 dinarë

Fatmi Hasani – 59 ditë pune – 1.011.826 dinarë

Sllavisha Bullatoviq – 55 ditë pune – 897.843 dinarë

Novica Tonçev – 59 ditë pune – 450.780 dinarë.

Kjo shumë është inkasimi nga parlamenti për rroga, paushall, harxhimet e rrugës dhe të ngjajshme.

Deputeti Hasani është paguar rreth 1 milionë dinarë për 59 ditë pune, apo nga 500.000 dinarë për 30 ditë pune të plota të muajit apo 17.149 dinarë për një ditë.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*