DERIVATET E NAFTËS ME ÇMIME TË REJA, EUROSUPER BS-95 DHE EURODIESEL SHTRENJTOHEN PËR 0.50 DENARË

DERIVATET E NAFTËS ME ÇMIME TË REJA, EUROSUPER BS-95 DHE EURODIESEL SHTRENJTOHEN PËR 0.50 DENARË

Çmimet e shitjes me pakicë të binzinës EUROSUPER BS-95, EURODIESEL dhe Vajit ekstra të lehtë, nga mesnata do të shtrenjtohen për 0.50 denarë për litër, vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë. Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 arrin 63 den/lit, i EURODIESEL 51 den/lit dhe Vaji ekstra i lehtë do të kushtojë 39.50 denarë për liter. Çmimi i benzinës EUROSUPER BS-98 do të mbetet 65 denarë për litër. Për 0.421 denarë shtrenjtohet mazuti M-1 dhe një kilogram do të kushtojë 26.287 denarë.

 

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*