“Fluidi” vjen me fabrikën e madhe për prodhimin e vajit “Floil”

“Fluidi” vjen me fabrikën e madhe për prodhimin e vajit “Floil”

Kompania “Fluidi” nga Presheva vazhdon të dëshmojë se është gjiganti më i madh ekonomik në rajon. Ata ishin zotuar që ta ndihmojë ekonominë e Kosovës dhe tani filloi me ndërtimin e fabrikës së parë të llojit të vet në vend.

“Për t’u siguruar që suksesi i FLOIL do të thotë sukses edhe për Kosovën, është punësuar një ekip i madh njerëzish me përvojë të cilët duke përdor teknologjinë më të sofistikuar patjetër se do të shënojnë historinë e kësaj fabrike”, thonë përfaqësuesit e kësaj kompanie.

Sipas tyre vendit tonë i nevojitet të përforcojë sektorin ekonomik dhe kjo më së miri arrihet duke i dhënë hapësirë dhe mbështetje prodhimeve vendore.

Fabrika “FLOIL” është befasia e radhës nga Fluidi.

Tags: Floil, Fluidi, Vaji

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*