(Foto-Video) Rregullohet mbikalimi në hekurudhë

(Foto-Video) Rregullohet mbikalimi në hekurudhë

Mbi kalimi në hekurudhë në stacion mbetet njëri ndër problemet që shkakton zemërim tek qytetarët, ndërsa ka muaj që mbi kalimi ka paraqitur vështirës të mëdha për automjetet. Si pasojë e kësaj neglizhence në disa raste është vënë në rrezik edhe jeta e qytetarëve pasi nga pamundësia për të kaluar mbi kalimin më shpejt, rreziku permanent ka qenë mbyllja brenda hekurudhës gjatë lëshimit të rampës.

Ka muaj që mbi kalimi i në hekurudhë është bërë i pakalueshëm. Shumë vetura po thuaj ngecnin në këtë mbi kalim për shkak të gropave të mëdha të hapura si pasojë e kalimit të automjeteve të rënda por dhe mos ndërhyrjes me kohë për të mënjanuar këtë problem.

Në disa raste është vënë në rrezik edhe jeta e qytetarëve pasi nga pamundësia për të kaluar mbi kalimin më shpejt, rreziku permanent ka qenë mbyllja brenda hekurudhës gjatë lëshimit të rampës, shkruan zerilugines.com

Sot punonjësit kanë filluar rregullimin e këtij mbi kalimi duke vendosur material adekuat dhe me afatgjatë.

Edhe kryetari i Preshevës Shqiprim Arifi ka dal në vendngjarje ku më pas në rrjetin social facebook ka shkruar

“Vitin e kaluar filluam bisedime serioze me Hekurudhat e Sërbisë për zgjidhjen e çështjes së pritjeve të gjata kur kalojnë trenat. U bë një zgjidhje e përkohshme e ndarjes së trenave të cilët ndaloheshin mbi vendkalim për kontroll doganore”, thuhet në njoftimi i kryetarit të organit të përkohshëm të komunës së Preshevës.

Sipas këtij njoftimi filluan punët në rregullimin e këtij vendkalimi në mënyrë që qytetarët të qarkullojnë më lehtë mbi hekurudhë, pa iu dëmtuar automjetet e tyre.

Vlen të theksohet se mbikalimin ne hekurudhë në stacion është problem i kamotshëm dhe kërkesë imdetiate e qytetarëve në Preshevë pasi gjatë kalimit të trenit qytetarët janë të detyruar të presin me gjatë. /ZeriLugines.com

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*