Goli i bukur i Iscos ndaj Shqipërisë erdhi me ‘tiki-taka’ – 10 lojtarë të përfshirë, 18 prekje topi, 51 sekonda (Foto/Video)

Goli i bukur i Iscos ndaj Shqipërisë erdhi me ‘tiki-taka’ – 10 lojtarë të përfshirë, 18 prekje topi, 51 sekonda (Foto/Video)

Kombëtarja e Spanjës ka fituar në shtëpi nga Kombëtarja e Shqipërisë, por goli i dytë i shënuar nga Isco Alarcon ishte i veçantë.

Spanja ka kryer detyrën edhe në takimin ndaj kombëtares shqiptare, duke e mposhtur me rezultat të pastër 3-0.

Golat në këtë takim për skuadrën e Julen Lopeteguit u shënuan nga Rodrigo (16’), Isco (24’) dhe Thiago Alcantara (27’).

 Megjithatë, goli i dytë i Spanjës i shënuar nga mesfushori i Real Madridit, Isco, ishte shumë i veçantë.

Ky gol i mesfushorit të Realit erdhi nga nja ‘tiki-taka’ nga kombëtarja spanjolle, e cila arriti ta mbyll aksionin për 51 sekonda.

Skema e prekjeve të topit dhe lojtarëve të përfshirë në aksion

Në këtë aksion u përfshinë plot 10 lojtarë dhe u bënë 18 prekje të topit deri në përmbylljen e aksionit me gol duke e bërë këtë shumë të veçantë.

Festa e spanjollëve tek goli i Iscos

Aksioni i përfunduar me gol kombëtarja ‘La Roya’ e fillua nga portieri David De Gea dhe i përmbyllur me sukses nga Isco, ndërsa vetëm Jordi Alba nuk u përfshi në të.

Goli i Iscos ishte shumë i bukur dhe u asistua nga mesfushori i Atletico Madridit, Koke.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*