He Zvicer, kush pështyn në rrugë, dënohet me 100 franga gjobë

He Zvicer, kush pështyn në rrugë, dënohet me 100 franga gjobë

Personi që kapet duke urinuar, do të dënohet me 200 franga, ndërsa kush pështyn, do të paguajë 100 franga.

Kush pështyn, urinon ose nuk i mënjanon jashtëqitjet e qenit (të vet) në hapësirë publike, në qytetin e Lozanës, duke filluar nga dhjetori i këtij viti do të paguajë gjobë.

Më 1 dhjetor në mesin e kundërvajtjeve për të cilat duhet paguar gjobë, hyjnë në fuqi gjithsej 10 sish të reja, bën të ditur qyteti i Lozanës, njofton sda.ch.

Gjashtë prej këtyre kundërvajtjeve parashihen vetëm për hapësirat publike, transmeton albinfo.ch. Kështu, personi që kapet duke urinuar, do të dënohet me 200 franga, ndërsa kush pështyn, do të paguajë 100 franga. Ata që nuk i mënjanojnë jashtëqitjet e qenve të tyre në koshat përkatës, do të detyrohen të paguajnë gjobën prej 150 frangash.

Po ashtu 150 franga është dënimi edhe për ata që hedhin mbeturinat jashtë vendit që u takon.

Ndërsa kundërvajtjet tjera që hyjnë në fuqi më 1 dhjetor, kanë të bëjnë vetëm me vende të caktuara, përcjell albinfo.ch. Kështu, ai që hyn në hapësirën e varrezave bashkë me qenin, do të paguajë gjobën prej 70 frangash.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*