Hysaj: Napoli e do titullin

Hysaj: Napoli e do titullin

Mbrojtësi i Naoplit, Elseid Hysaj, ka konfirmuar se të gjithë te skuadra e tij duan ta fitojnë titullin.

Napoli nuk ka fituar Scudetton nga viti 1990 dhe nga ajo kohë madje ka rënë edhe në Serie C për t’u rikthyer tash në majen e futbollit italian.

Skuadra napolitane është në vendin e parë me shtatë fitore nga po aq ndeshje të zhvilluara, e mbrojtësi shqiptar s’ka si të fshehë entuziazmin.

“Të gjithë e duan Scudetton, i ka munguar Napolit një kohë të gjatë kjo”.

“Ky është një qytet i madh dhe tifozët e duan këtë, kështu që ne do të bëjmë më të mirën. Ne nuk jemi të vetmuar dhe duhet që të mbajmë kokën ulur, të punojmë dhe të fitojmë ndeshjet”.

“Ne po bëjmë mirë dhe ne duhet të vazhdojmë me përulësi tutje, ne jemi grup i mrekullueshëm. Është bukuri të luash për Napolin dhe është mirë të dëgjosh njerëz duke thënë se ne po luajmë futbollin më të mirë në Itali e Evropë”.

“Manchester City është ekip i mrekullueshëm po ashtu dhe mezi pres që të testoj veten ndaj tyre të shoh se ku jemi”, deklaroi Hysaj.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*