Interi rrezikon në fund, por mposht Sampdorian dhe merr pozitën e parë (Foto/Video)

Interi rrezikon në fund, por mposht Sampdorian dhe merr pozitën e parë (Foto/Video)

Interi ka arritur të fitojë ndaj Sampdorias me rezultat 3-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të Serie A.

Skuadra e Luciano Spallettit e nisi shumë mirë takimin dhe me agresivitetin e minutave të parë arriti ta fusë në 30 metrat e fundit Sampdorian.

Sulmet e zikaltërve ishin të pandalshme dhe suksesi erdhi në minutën e 18-të.

Pas një harkimi në zonë më së miri u gjend Milan Skriniar që shënoi gol të bukur me kokë.

Milan Skriniar duke shënuar /Getty Images)

Sulmet nuk u ndalën dhe Mauro Icardi gjeti golin për 2-0.

Ishte minuta e 32-të kur një harkim në zonë u devijua nga mbrojtja, ndërsa sulmuesi argjentinas me të parën gjuan bukur për të shënuar.

Mauro Icardi duek festuar golin/Getty Images)

Pjesa e parë u mbyll me ketë rezultat dhe me një lojë të pëlqyer të Interit.

Pjesa e dytë nisi me të njëjtin ritëm dhe Interi kërkonte ta mbyllte ndeshjen sa më shpejtë.

Mautro Icardi arriti ta shënojë golin e dytë personal në minutën e 55-të.

Pamje nga ndeshja

Ivan Perisic pasoi për argjentinasin që nga afër gjeti portën për 3-0.

Më e shumta që mysafirët arritën të bënin ishte goli i nderit i shënuar Daëid Koënacki  në minutën e 64-të.

Sampdoria provoi të bënte më shumë, por Interi u mbyll mirë deri në minutën e 87-të.

Fabio Quagliarella arriti të shënonte gol nga afër, pas një tollovie në zonë (3-2).

Pas kësaj ndeshje Interi është lider me 26 pikë dhe ndeshjen e ardhshme luan si mysafir i Veronas.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*