iPhone 8 dhe 8 Plus, telefonat më të dobët të Apple?

iPhone 8 dhe 8 Plus, telefonat më të dobët të Apple?

Kina është një nga tregjet më të mëdha të Apple, por duket se iPhone 8 dhe 8 Plus nuk po shiten shumë mirë atje.

Që nga nisja e iPhone X nga Apple, kompanitë e e-commerce kineze po ofrojnë zbritje në iPhone 8 dhe 8 Plus me shpresën e nxitjes së shitjeve, njoftoi South China Morning Post. Modeli më i lirë i iPhone-it 64GB, i cili çmohet në 5.888 juanë (rreth $ 885) në faqen zyrtare të Apple në Kinë, do të kushtojë 4.788 juanë (rreth $ 720) pas zbritjes në Suning. com, duke e vënë atë gati 20 për qind më ulët se çmimi zyrtar i Apple.

Nëse zbritja do të nxisë shitjet mbetet për t’u parë. iPhone ka humbur famën në Kinë, ku Apple është kapërcyer nga markat lokale si Huawei, Oppo dhe Vivo.

Apple po bën atë që është e mundur për të përmirësuar qëndrimin e saj në tregun më të madh të telefonisë në botë, duke përfshirë emërimin e drejtorit të saj të parë drejtues në Kinë gjatë verës.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*