Ja si po e arsyeton Lirak Çelaj humbjen në Prishtinë!

Ja si po e arsyeton Lirak Çelaj humbjen në Prishtinë!

Kandidati për kryetar komune nga radhët e PDK-së, Lirak Çelaj ka folur për rezultatet e zgjedhjeve lokale.

Çelaj ka thënë se nuk është aspak i kënaqur me rezultatin e tij.

Ai më tej ka thënë se shpreson se cilido kandidatët që të fitojë të zbatojë të paktën disa pika të programit të tij.

Ndërsa sa i përket asaj se kë do ta votojë PDK në Prishtinë tha se ende nuk kanë marrë qendrim.
“Natyrisht se nuk jam i kënaqur me rezultatin tim. Megjithëse, besojë se kam pas një program të mirë dhe shpresojë se ky program apo pika të caktuara të gjejnë vend në zbatimin e tyre cilido që do të fitojë. Sa i përket pozicionimit si parti, ende nuk jemi mbledh dhe s’kemi diskutuar për rreth kësaj çështje . Por besojë se forumet e partisë do të mblidhen shpejtë dhe do të dalin me ndonjë qëndrim”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, sipas rezultatet të KQZ PDK në Prishtinë ka arritur të marrë 4,627 vota në përqindje 5,85%, transmeton zerilugines.com

Kujtojmë se 19 komuna kanë shkuar në balotazh.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*