Kapiteni Kane i siguron Anglisë fitoren, ‘Tre Luanët’ sigurojnë botërorin (Video)

Kapiteni Kane i siguron Anglisë fitoren, ‘Tre Luanët’ sigurojnë botërorin (Video)

Kombëtarja e Anglisë ka arritur fitore të rëndësishme në shtëpi 1-0 ndaj Sllovenisë.

 Ndeshja nisi mirë për vendasit të cilët kishin disa gjysmë raste shënimi por pa arritur të mposhtin portierin mysafir Jan Oblak.

Rastin më të mirë në pjesën e parë e kishte Kyle Walker, por Oblak shpëtoi portën e Sllovenisë.

Ballkanasit e nisën mirë pjesën e dytë kur rrezikuan portën e vendasve në minutën e 49-të nëpërmjet Jokic por goditja e tij shkoi jashtë portës.

Rastin më të mirë në ndeshje e kishte Marcus Rashford goditja e të cilit e kaloi edhe portierin mysafir por në fund mbrojtja sllovene largoi topin nga vija fatale.

Kur të gjithë po mendonin se ndeshja do të kryhet në barazim 0-0, në skenë doli kapiteni Harry Kane.

 Ishte mbrojtësi Kyle Walker që vodhi një top në gjysmëfushën e Sllovenisë dhe pas një harkimi të mrekullueshëm Kane shënoi për 1-0.

Ky ishte goli i pestë në këto kualifikuese për sulmuesin e Tottenham Hotspurs i cili po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme.

Kësisoj anglezët me fitoren e arritur në ‘Wembley’ edhe zyrtarisht janë kualifikuar për në Kampionatin Botëror ‘Rusi 2018’.

Ndërkohë sllovenët do të kërkojnë pozitën e dytë në ndeshjen e fundit kur përballën me rivalin direkt Skocinë dhe fitorja me më shumë se një gol diferencë do t’i kualifikonte ballkanasit të cilët duhet të shpresojnë edhe në dështimin e Sllovakisë.

Tags: Angli, Rusia 2018

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*