Këta janë dy kandidatët që arritën të marrin mandatin e tretë ( Foto)

Këta janë dy kandidatët që arritën të marrin mandatin e tretë ( Foto)

Dje (e diel) në tërë territorin e Republikës së Kosovës janë zhvilluar zgjedhjet e rregullta lokale në 38 komuna. 43,82 për qind e qytetarëve me të drejtë vote, kanë votuar gjatë ditës së djeshme për të preferuarin e tyre për kryetar komune.

Sipas rezultateve preliminare, 19 komuna kanë shkuar në balotazh, ndërkaq po aq janë fituar në raundin e parë.

E ajo që vlen të theksohet është se në mesin e komunave që kryetarët janë zgjedhur qysh në raundin e parë, kandidati i pavarur i Hanit të Elezit, Rufki Suma dhe kandidati i LDK-së për Fushë Kosovën, Burim Berisha, kanë arritur që të marrin mandatin e tretë qeverisës pa balotazh.

Në zgjedhjet e djeshme Rufki Suma sipas rezultateve preliminare të KQZ-së ka arritur të marrë 2 mijë e 823 vota apo 57,32%, ndërkaq Burim Berisha ka arritur të marrë 8 mijë e 103 vota apo 63,41%.

Kujtojmë se numër të ngjashëm të votave kishin marrë edhe në zgjedhjet e 2013-ës dhe 2009-ës, shkruan Telegrafi.

Në zgjedhjet e 2013-ës, Rufki Suma kishte marrë 2 mijë e 864 vota apo 54,74%, kurse Burim Berisha kishte marrë 9 mijë e 382 vota apo 64,33%.

Edhe në zgjedhjet e 2009-ës, të dy këta kandidatë njëri në Han të Elezit e tjetri në Fushë Kosovë, kishin arritur qysh në raundin e parë të siguronin votat e mjaftueshme për të qeverisur me komunat e tyre.

Në këto zgjedhje Rufki Suma kishte arritur të marrë 2 mijë e 417 vota apo 53,13%, kurse Burim Berisha kishte arritur të marrë plot 6 mijë e 606 vota apo 56,99%. /Telegrafi/

Rezultati në zgjedhjet e 2013-ës

Rezultati në zgjedhjet e 2013-ës

Rezultati në zgjedhjet e 2009-ës

Rezultati në zgjedhjet e 2009-ës

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*